Disa persona janë përplasur nga një makinë në kryeqytetin danez, Kopenhagë të mërkurën.
Sipas raportimeve të para, incidenti ndodhi pasi një burrë i moshuar humbi kontrollin e automjetit të tij.
Policia thotë se pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Siç shkruan Bild, aksidenti ndodhi në urën “Queen Louise” në qendër të Kopenhagës.
Thirrja e parë emergjente thuhet se është marrë nga policia në orën 3:32 të pasdites.