Analisti Agon Maliqi, mendon që retorika se Kosova është vend pro BE-së dhe NATO-s është një frazë boshe.
Maliqi këtë e ka argumentuar pasi në praktikë nuk shihet diçka e tillë, duke thënë se “shumica e qytetarëve qartazi janë pro kursit të tanishën politik të qeverisë”.
“Se Kosova është hipokrite dhe e pasinqertë në pro-perëndimorizmin e vet, këtë gjë më së miri e ka nuhatur prej kohësh Kurti, i cili popullit thjesht po ia jep atë që po e kërkon.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Retorika se Kosova është vend thellësisht pro-BE dhe pro NATO është një frazë boshe dhe gënjeshtër e madhe për sa kohë që shumica e qytetarëve qartazi janë pro kursit të tanishën politik të qeverisë. Përgjigja pozitive ndaj NATO-s dhe BE-së në sondazhe nuk ka kurrëfarë vlere kur diçka e tillë nuk shihet në praktikë. Se Kosova është hipokrite dhe e pasinqertë në pro-perëndimorizmin e vet, këtë gjë më së miri e ka nuhatur prej kohësh Kurti, i cili popullit thjesht po ia jep atë që po e kërkon. Prandaj të dashtun, mbështeteni kursin e sotëm sa të doni – jetojmë në demokraci – veç aman mos e rreni veten se Kosova është thellësisht pro-NATO dhe pro-BE. Ose dëshmojeni të kundërtën në zgjedhje.