Profesori i sociologjisë, Fadil Maloku në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se LDK-ka prej fillimit ka thënë që nuk do të marrin pjesë në një qeveri me VV-në.
Maloku gjithashtu tha se siç po shihet, po shkojmë drejt zgjedhjeve, përcjell Klankosova.tv.
“Nga LDK prej fillimit kanë thënë që nuk do të marrin pjesë në një qeveri me LVV-në. Krejt ky proces i ngërçit e bllokimit dhe kalkulimet e partive politike janë se do të shkojë në favor të tyre dhe mendoj që opsioni e ilaçi më i mirë për ta dalluar atë nuancën o për opozitën o për qeverinë kishin me qenë zgjedhjet, dhe po duket që andej edhe po shkojmë”, u shpreh tutje Maloku.