Live

Maqedonci: Nuk po fuqizohemi për të sulmuar askënd

06:58 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për mediumin kroat Večernji List ka thënë se ndikimi rus në veri është rritur pas agresionit rus në Ukrainë.

Deklaratën ai e bazoi në “informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në “Qendrën Humanitare Ruse ne Nish.”

“Serbia vazhdon të bashkëpunoje me Federatën Ruse në zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse. Ky është një element i qartë pse Serbia është ende një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Shumica e sistemeve raketore serbe dhe sistemeve ushtarake janë blerë pikërisht nga Rusia, përkatësisht nga industria ushtarake ruse, por edhe nga Kina dhe Irani. Besoj se përveç kësaj ka edhe lidhje të tjera.

Ne kemi parë tashmë shumë nga bashkëpunimet e tyre më të mëdha, si ushtrime të përbashkëta me ushtrinë ruse, komunikim të vazhdueshëm institucional me shërbimin inteligjent rus dhe ushtrinë ruse, por edhe me praninë fizike ruse si Qendra Humanitare Ruse në Nish. Shërbimi inteligjent rus i kryen aktivitetet e tij dashakeqe në lidhje me Ballkanin Perëndimor përmes të ashtuquajturës zyrë humanitare ruse në Serb”, ka thënë ai.

Maqedonci tutje ka thënë se marrëveshja trelaterale nuk është për të sulmuar vendet fqinje.

“Nuk po fuqizohemi për te pushtuar vende fqinje por po e fuqizojmë ushtrinë tonë që të jetë e aftë të mbrojë Kosovën pavarësisht fuqisë se kundërshtarit”, tha ai.

Javë më parë Kosova-Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan marrëveshje trelaterale në aspektin ushtarak.

Shpërndaje në

U Kopjua