Live

Maqedonci zbulon detaje nga plani Kombëtar i Mbrojtjes: Si vendet Baltike

20:50 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë program, duke theksuar se ai është i ngjashëm me disa vende të NATO-s, veçanërisht me vendet Baltike.

Maqedonci theksoi se në këtë program do të kenë një rol të rëndësishëm qytetarët.

“Në të gjitha vendet e NATO-s janë duke i rishikuar sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë këtij viti, një ndër prioritetet e mia ka qenë programi dhe në mbledhjen e sotme ky program u miratua dhe zbatimi i tij do të bëhet pasi të jenë gati të gjitha dokumentet e tjera përkatëse”.

“Mbrojtja gjithëpërfshirëse është strategji qeveritare që përfshin qasjen mbarë shoqërore në të gjithë sistemin e mbrojtjes dhe ruajtjen e interesave jetike të vendit dhe qytetarëve. Koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse nuk është një zëvendësim i sistemit të detyrueshëm, por një koncept i veçantë, që praktikohet në vendet e ndryshme të NATO-s, veçanërisht në vendet Baltike, por edhe në vendet e tjera. Përmes këtij programi, ne iu japim mundësinë të gjithë qytetarëve që të jenë pjesë e sistemit të mbrojtjes së Kosovës në baza vullnetare”, u shpreh Maqedonci për A2CNN

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...