Live

Mashtronte duke marrë 1500 euro për kontrata pune, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

12:08 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një 41-vjeçar i identifikuar si Hamz Bytyçi është arrestuar nga policia e Tiranës, i akuzuar për mashtrim.

Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari me origjinë nga Kosova premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit.

Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 shtetasve, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga ky shtetas dhe për identifikimin e shtetasve me të cilët ai mund të ketë bashkëpunuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua