Live

Mbappe është shtruar në spital

16:32 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Real Madrid njoftoi para pak minutash se Mbappe është shtruar në spital, i diagnostikuar me gastroenterit, një sëmundje infektive e zakonshme që prek stomakun, zorrën e hollë ose të trashë.

Sulmuesi mungonte në ekipin e Xabi Alonsos në seancën e fundit stërvitore dhe në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube, për shkak të temperaturës, sipas mediave lokale. Pa të, Real Madridi barazoi 1-1 me Al-Hilal të Arabisë Saudite.

“Lojtari ynë, Kylian Mbappé, ka një rast akut të gastroenteritit dhe është shtruar në spital për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme dhe për të aplikuar trajtimin përkatës”, tha Real Madridi në një deklaratë zyrtare.

Pas një barazimi në ndeshjen hapëse, Reali është i dyti në Grupin H, ku përveç Al-Hilal përfshihen edhe RB Salzburg nga Austria dhe Pachuca nga Meksika.

Shpërndaje në

U Kopjua