Live

Mbeti jashtë parlamentit shqiptar, reagon për herë të parë Pandeli Majko

18:49 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Pandeli Majko, një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë, pas humbjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 11 majit.

Majko është ndër politikanët socialistë, që ka qenë në Kuvend për herë të parë në vitin 1992.

Majko ishte pjesë e listës së hapur të PS-së, por nuk arriti të fitojë mjaftueshëm vota për të siguruar një vend në parlament, shkruan Ballkanweb, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa ndodhet përballë kësaj situate, ai ka zgjedhur të reagojë në mënyrë të thjeshtë, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e marrë, me një postim me një fjalë: “Faleminderit”.

Shpërndaje në

U Kopjua