Live

Mbrojtja e katërshes i drejtohet Gjykatës: Do të kërkojmë hedhje të akuzave!

11:48 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një ditë pas njoftimit zyrtar të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për mbylljen e paraqitjes së provave kundër Hashim Thaçit. Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ekipet mbrojtëse të katërshes kanë njoftuar gjykatën se do të kërkojnë zyrtarisht hedhjen e disa apo gjithë pikave të aktakuzës.

“Në përputhje me rregullën 130 (1) të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ekipet mbrojtëse të zotërinjve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi (“Mbrojtja”) njofton Trupin Gjykues se synon të dorëzojnë mocion për rrëzimin e disa apo të gjitha pikave akuzuese të Aktakuzës” thuhet në parashtresën e dorëzuar sot paradite në Gjykatën Speciale, njofton Klankosova.tv.

Poashtu Mbrojtja e ka njoftuar Trupin Gjykues të udhëhequr nga Charles Smith III se Panelit do t’i bëhet e ditur me kohë nëse Mbrojtja do ta paraqes rastin e saj, që i bie të thërras edhe dëshmitarë, në përputhje me rregullën 130.

Shpërndaje në

U Kopjua