Live

Mbyllen lokalet e Qendrës ilegale për Punë Sociale në të katër komunat në veri

13:17 / 21 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Lokalet e Qendrës për Punë Sociale, e cila ka funksionuar në mënyrë ilegale me ligjet e shtetit fqinj Serbisë, në katër komuna në veri – Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – sapo janë vulosur nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar policia

Policia e Kosovës fillimisht e mbylli këtë institucion në Mitrovicën e Veriut.

Aksioni ka nisur sot në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve, ku ndodhen këto lokale.

Ne gjetëm katër patrulla të Policisë së Kosovës në terren në atë kohë, ndërsa pjesëtarët e EULEX-it ishin në vetë objektin para mbylljes, raporton Kossev.

Punonjësit janë larguar nga lokali dhe më pas Policia e Kosovës ka nxjerrë dokumentacionin dhe inventarin dhe ka ndërruar bravat

Tre persona janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.

Lokalet e kësaj Qendre janë mbyllur edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Aksioni është kryer në lidhje me një incident që ka ndodhur një ditë para zgjedhjeve kur në Zubin Potok janë ndaluar katër persona për veprime të kundërligjshme lidhur me zgjedhjet. Me urdhër të prokurorisë sot janë duke u bërë bastisje në qendrat në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq për shkak të dyshimeve se edhe atje janë kryer veprime të kundërligjshme”, ka thënë zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Rasti po trajtohet si falsifikim i dokumenteve./Paparaci/

Shpërndaje në

U Kopjua