Live

“Më 11 Maj do marrësh dhuratën më të bukur”, Kryemadhi uron Ilir Metën për 56-vjetorin e lindjes

12:46 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim në Tiranë feston sot 56-vjetorin e lindjes. Ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi e ka uruar atë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kryemadhi i ka shprehur urimet për këtë ditë të veçantë, duke theksuar se dhurata më e bukur që Meta do të marrë këtë vit do të jetë më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve.

“I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal .

Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë.Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj“, shkruan Kryemadhi.

Shpërndaje në

U Kopjua