Live

“Mediat kosovare që paguhen nga Serbia  e kanë deformuar deklaratën time” – Bislimi arsyeton deklaratën e tij për ‘lëshimin’ e Kosovës për të hequr njohjen nga marrëveshja

11:17 / 18 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në konferencë për media u mundua të arsyetoj deklaratën e tij në lidhje me ‘lëshimin’ që Kosova e ka bërë duke larguar njohjen nga marrëveshja me Serbinë.

Bislimi tha se Kosova s’ka bërë lëshim por konsecion ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare dhe jo ndaj Serbisë.

“Fjala ‘lëshim’ është përdorur qëllimisht nga mediat kosovar që paguhen nga Serbia e kanë bërë deformim të deklaratës për t’i dhënë kontacion negativ, kjo është konsecion që ka bërë pala kosovare, jo ndaj Serbisë por ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare”, u shpreh ai./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua