Live

Mefi i VV’së hundë e buzë bashkë: I zhgënjyer me shefin e tij që se kandidoi për kryetar të Prishtinës?

12:12 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

U përfolën disa emra për kandidaturën e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës. Ndër ta ishte Mefail Bajqinovci. Madje, ky i fundit kishte shprehur hapur interesimin dhe gatishmërinë për t’i hyrë kësaj gare.

“Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendosin për mua, me kënaqësi e pranoj”, kishte deklaruar ai.

Megjithatë, dje u shuan shpresat për Bajqinovcin. Njeriun që, nëse e shohim në ndonjë takim me Kurtin, gjithmonë janë duke qeshur ‘pa kontroll’ – si në foton më poshtë.

Por, pavarësisht se sa ‘simpatik’ e ka Kurti-Bajqinovcin, i pari nuk ia besoi kandidaturën për kryetar të Prishtinës. Ai zgjodhi Hajrullah Çekun.

Ky zyrtarizim, u mirëprit nga shumë eksponentë të LVV-së, ku pati reagime të shumta në përkrahje të Çekut me postime si “Hajra për Prishtinën”.

Shpërndaje në

U Kopjua