Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se gazetari i RTK-së, Blerim Haxhiaj i cili kohë më parë e intervistoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është shpërblyer me 100 mijë euro nga Qeveria.
Ai shkruan në një postim në Facebook se Haxhiaj këto para I ka marrë në emër të Organizatës Joqeveritare të quajtur Cult Club”
“Gazetari që “diti” si ta intervistojë Kurtin shpërblehet me 100 mijë euro nga Qeveria…A po iu kujtohet ky kolega që e pyetke Albin Kurtin në intervistë “sa është e vështirë të jeni kaq i mirë”?”
“I njëjti, pra Blerim Haxhiaj, i kish rru nga Qeveria plotë 100 mijë euro. Ato i kish marrë në emër të një OJQ-je që e kish ky me emrin “Cult Club” Një herë 40 mijë e dy herë nga 30 mijë euro gazetari i nderuar Haxhiaj i kish përfitu. Aty në OJQ gruan e kish drejtoreshë. Super. Po bravo tybe. Pse jo”.
“Plus që militanti të lëvdon, thotë ish patriot se e trajtoi mirë kryeministrin”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.