Live

Memli Krasniqi: Kurti po e mban peng shtetin e Kosovës (VIDEO)

10:50 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar kreun e LVV-së, Albin Kurtin, se po e mban peng vendin duke mos e ndërruar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

“Kjo vërtet tash është e pakuptimtë, e turpshme që për teke të një personi të mbetet peng shteti. Kjo është ndërmarrje e shtetit të Kosovës për tekat e një njeriu. Sikur të donin, kanë pasur mundësi, e të njëjtën e kanë edhe pasnesër, që ta ndërrojnë kandidatin sepse nuk imponohet kandidati kur s’e ki shumicën parlamentare. Këta nuk kanë numra, dhe fakti që Albin Kurti nuk mundet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, është duke e mbajtur peng edhe Kuvendin edhe institucionet, edhe vendin e shtetin tonë”, deklaroi Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua