Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Tiranë.
Në Samitin e Komitetit Politik Evropian të mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë, Merz tha se pret bashkëpunim të ngushtë me gjithsecilin liderë që mori pjesë sot në këtë samit, transmeton Klankosova.tv.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të jem këtu për herë të parë në këtë grup të çmuar, udhëheqës të Evropës. Faleminderit për urimet tuaja, dhe pres bashkëpunimin tonë të ngushtë, jo vetëm sepse na duhet shumë, por edhe pse jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, u shpreh Merz.
Tutje, Merz thotë se si Gjermani janë të gatshëm t’i japin mbështetjen e nevojshme Ukrainës në luftën me Rusinë, dhe shtoi se ky konflikt duhet të marr fund sa më shpejt.
Po ashtu, kancelari gjerman tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me patjetër duhet ta kenë në anën e Evropës.
“Ne duhet me patjetër që amerikanët t’i kemi në anën tonë, nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi amerikanët dhe atë që bëjnë për ne, për lirinë tonë, paqen tonë”, tha ai.