Live

“Mes viktimave një foshnje e lindur këtë vit”, Zelensky: Vetëm të çmendurit mund ta bëjnë këtë

20:34 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.

“Raketa goditi mu në zemër të qytetit. Të dielën e Palmave”, tha Volodymyr Zelensky në një fjalim pas sulmeve në Sumy.

Ai tha se në mesin e viktimave nga sulmi rus është edhe një vajzë e vogël që ka “lindur këtë vit”.

Zelensky shtoi se ajo humbi jetën në të dytin nga dy sulmet që “shpërthyen në rrugë”.

Dy fëmijë u vranë në sulmet ruse dhe 15 të tjerë u plagosën.

“Vetëm të çmendurit mund të bëjnë diçka të tillë”, tha Zelensky.

Shpërndaje në

U Kopjua