Futbollisti Lionel Messi e ka kujtuar Papa Françeskun pas vdekjes së tij në moshën 88-vjeçare.
Në një mesazh në Intagram, ai e përshkroi Papën si një “Papë ndryshe” dhe e falënderoi atë “që e bëri botën një vend më të mirë”.
“Një Papë unik, i afërt, argjentinas. Pusho në paqe, Papa Françesku. Faleminderit që e bëre botën një vend më të mirë. Do të na mungosh”, shkroi Messi, njofton Klankosova.tv.