Tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, raportohet se është shumë afër rinovimit të kontratës sipas së cilës ai do të mbetej pjesë e Inter Miamit përtej vitit 2025.
Lionel Messi pritet të luajë në MLS për të paktën edhe një vit më shumë, me The Athletic që ka raportuar të premten se argjetninasi pritet të nënshkruajë një kontratë deri në fund të vitit 2026.
Marrëveshja e tij origjinale e nënshkruar në korrik të 2023, pritet të skadojë në fund të sezonit aktual.
Messi do të jetë 39-vjeçar në fund të sezonit në 2026 dhe ai momentalisht po luan sezonin e tij të tretë në MLS, dhe ka tri gola dhe dy asistime në katër ndeshje në kampionat, shkruan Telegrafi.