Live

Mick Schumacher me fitore në Formula 2

20:06 / 04 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, regjistroi fitoren e tij të parë në Botërorin e Formula 2 teksa triumfoi në Çmimin e Madh të Hungarisë.

Schumacher Jr, që është pjesë e skuadrës Prema e njëkohësisht pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit, zhvilloi një garë perfekte teksa kaloi i pari vijën e finishit pasi u mbrojt mjaft mirë nga sulmet e rivalit të tij më të afërt, japonezit Matsushita, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Sete Kamera.

Nëna e Mick ishte prezente për të përcjellë garën e të birit.

Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i sukseseve, për djalin e legjendës Schumacher.

Shpërndaje në

U Kopjua