Live

Miftaraj për kolapsin në KEK: Nëse ndodh, nesër në 8 të mëngjesit duhet të japë dorëheqje Rizvanolli

14:10 / 20 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar lidhur me kolapsimin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe njoftimin e KESCO-s se nga nesër do të duhet të importojnë të gjithë sasinë e rrymës për konsumatorët kosovarë.

Miftaraj ka thënë se nëse ndodh kjo, ministrja Artane Rizvanolli duhet të dorëhiqet nesër në mëngjes.

“Lajm teper i keq per qytetaret. Parajse financiare per tregtaret e rrymes nga pushteti.Ministre Rizvanolli nese kjo ndodh, neser ne ora 8 ne mengjes ofrimi i doreheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etike dhe integritet”, ka shkruar Miftaraj.

Shpërndaje në

U Kopjua