Kyle Walker ka shumë mundësi të largohet përfundimisht nga Manchester City dhe të transferohet te Milani në verë. Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, Milani ka marrë vendimin për ta blerë kartonin e mbrojtësit anglez pas një huazimi të suksesshëm gjatë pjesës së dytë të sezonit.
City kishte përfshirë një opsion blerje prej 5 milionë eurosh në marrëveshjen e huazimit, ndërkohë që kontrata e Walker me “Qytetarët” skadon vitin e ardhshëm. Megjithatë, duket se Milani është i bindur për të bërë këtë lëvizje të përhershme.
Gjithashtu, javën e kaluar Fabrizio Romano konfirmoi se City do të kërkojë një mbrojtës të djathtë të ri këtë verë për ta zëvendësuar Walkerin. Raporti thekson se do të ketë edhe largime nga Milani në fund të sezonit, me klubin që është i hapur për të dëgjuar ofertat për Theo Hernandez.
Walker është aktualisht në rikuperim nga një lëndim në bërryl, që e la jashtë fushës për disa javë, por pritet të rikthehet në formë për sezonin e ardhshëm.