Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar edhe për ditën e sotme protestë para objektit të Kuvendit të Kosovës, shkaku i bllokadës.
Ai në një postim në Facebook shkruan se kjo protestë është simbolike, e qetë dhe paqësore.
“Sot protestoj. Para Kuvendit.Do ta kam edhe një mbështetje të fuqishme… nga aleatët e veçantë.Do të ketë edhe media vendore dhe ndërkombëtare”.
“Shteti është në bllokadë. Populli – në pritje. Milionat po humben.
Askush nuk lëviz, askush nuk jep përgjegjësi. Protesta ime është simbolike, e qetë dhe paqësore – por mesazhi është real: Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur”, shkruan Koci,.