Live

Ministrja, Albulena Haxhiu e ashpër ndaj Naim Murselit: Ky kr*m nuk do të mbetet pa u ndëshkuar!

18:09 / 01 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me rastin e fundit që tronditi vendit, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli.

Postimi i plotë:

Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.

Shpërndaje në

U Kopjua