Live

MINT merr vendim për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës, përcaktohet marzha tregtare maksimale

13:37 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendimin për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës.

MINT përmes një njoftimi për media ka treguar se ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport.

“ Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien, thuhet në vendim.

Sipas MINT është përcaktuar edhe marzha tregtare maksimale e lejuar.

“Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër”, thuhet tutjë në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua