Mjekët kanë dëshmuar të enjten se Diego Maradona nuk duhej t’i nënshtrohej një operacioni dy javë para vdekjes së tij, pasi nuk kishte diçka serioze.
Pas kontrollimit të një skanimi CT të trurit të Maradonës të paraqitur gjatë seancës, neurologu Marin Cesarini tha: “Nuk ishte një urgjencë për kirurgji”.
Neurokirurgu Leopoldo Luque është një nga shtatë profesionistët mjekësorë të akuzuar për neglizhencë në vdekjen e futbollistit të madh.
Neurologu Guillermo Pablo Burry tha gjithashtu në gjyq se operacioni nuk ishte i nevojshëm dhe progresi klinik i Maradonës thjesht duhej të ishte monitoruar.
Cesarini dhe Burry ekzaminuan Maradonën në një klinikë në Buenos Aires, ku ai ishte transferuar në fillim të nëntorit të vitit 2020 për një kontroll mjekësore.
Flavio Tunessi, një mjek tjetër nga i njëjti institucion, tha në dëshmi: “Luque më tha se për të ishte një procedurë kirurgjikale dhe ai vendosi ta transferonte”.
Thuhet se Luque nuk dëgjoi asnjë nga kolegët e tij dhe e transferoi Maradonën në një klinikë tjetër, ku ish-kapiteni i Argjentinës iu nënshtrua një operacioni për hematomë më 3 nëntor të atij viti.
Maradona, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës në vitin 1986, vdiq më 25 nëntor 2020 ndërsa po shtrohej në spital në periferi të Buenos Aires. Ai ishte 60 vjeç.
Sipas prokurorisë, shtatë profesionistët e akuzuar në rastin e neglizhencës, një neurokirurg, një psikiatër, një psikolog, mjekë dhe infermierë – nuk kanë ofruar kujdesin e duhur, gjë që mund të ketë çuar në vdekjen e tij.