Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shkruar për protestën të organizuar për nesër për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Molliqaj këtë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke pretenduar se ndaj tyre po bëhet padrejtësi, shkruan Gazeta Insajderi.
“Festa e flamurit nuk është e plotë pa lirinë e atyre që dhanë kontribut që shqiptarët të jenë të lirë të festojnë. Kështu që festës së sotshme për ditën e flamurit, t’ia bashkojmë edhe protestën nesër kundër padrejtësisë që po zhvillohet ndaj krerëve të UÇK-së – atyre që dhanë kontribut për këtë flamur dhe këtë datë”, deklaroi Molliqaj.
Protesta është paralajmëruar ditë më parë, pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të vizitojë nesër Kosovën.
Molliqaj ka bërë të ditur se protesta do të jetë nga ora 14:30.