Live

Momenti kur një foshnje u lind në rrugën e Bangkokut pas evakuimit nga tërmeti (VIDEO)

08:10 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një grua ka lindur fëmijën e saj në një rrugë në Bangkok, menjëherë pas një evakuimi nga spitali, pas lëkundjeve nga një tërmet në Mianmar.

Pacientja ishte e shtrirë në një barelë, ndërsa stafi i spitalit e rrethoi dhe ajo lindi foshnjën.

Pacientët nga spitali “King Chulalongkorn” dhe spitali “BNH” u mblodhën në një park, disa prej tyre ishin në barela dhe karrige me rrota.

Stafi i spitalit u pa gjithashtu duke u kujdesur për pacientët jashtë spitaleve.

Shpërndaje në

U Kopjua