Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Rrugën B në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, ata dyshohet se kishin marr pjesë në një rrahje dhe kishin dëmtuar dy vetura.
Njëri nga ata ka pësuar dhe lëndime trupore, transmeton Klankosova.tv.
“Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.