Live

Mot i nxehtë përvëlues, sa duhet të presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë?

18:25 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare.

Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq qarkullim edhe pse tashmë në numër të shtuar, gurbetçarët po vijnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet.

Derisa edhe temperaturat këto ditë kanë prekur gati 40 gradëshin në vendin tonë, pritjet më të gjata janë regjistruar te pika kufitare “Dheu i Bardhë”.

Për të hyrë në Kosovë pritjet në këtë pikë janë nga 10 deri në 15 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa me të gjata se 3 deri 5 minuta.

Përditësimi i të dhënave të fundit është bërë në ira 17:27 minuta.

Shpërndaje në

U Kopjua