Live

Motra e 34-vjeçarit në Shkodër që vrau të dashurën dhe më pas veten: Jam krenare për ty shpirti im

12:30 / 06 Mars 2025

Nga Kosova Live

Më 18 shkurt qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij Anila Ndoka, dhe më pas vrau veten.

34-vjeçari humbi jetën menjëherë, ndërsa Ndoka ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë.

Motra e autorit, Mira Manaj, ka postuar foto në rrjetet sociale, ku shkruan “Ti ishe engjëlli më i bukur në botë”.

Engjëlli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër.

Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj.

Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt në një nga postimet e saj, teksa e shoqëron me një këngë të trishtë në sfond.

Anila Ndoka la pas tre fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa 34-vjeçari nuk kishte fëmijë.

Shpërndaje në

U Kopjua