Live

Muharremi reagon pas sulmeve të VV-së drejt gazetarit Kelmendi: Mendësi e vjetër autoritare që ngulfat fjalën e lirë

15:41 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Njohësi i zhvillimeve politike Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj lincimeve të Vetëvendosjes ndaj gazetarëve, specifikisht ndaj sulmeve të gazetarit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.

Ai thotë se në këtë formë degradon Liria e Mediave, transmeton klankosova.tv.

”LVV sot prapë ka nis me lincu gazetarë. Sot radhën e paska Adriatiku. Po nesër, kush? Kurgjo e re, një mendësi e vjetër autoritare që ngulfat fjalën e lirë. Pastaj po pytni pse Liria e Mediave po degradon? Saktësisht për shkak të sulmeve si kjo. Sot nëse s’e kupton, kurrë nuk keni me kuptu”.

Shpërndaje në

U Kopjua