Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësimin për nivelin e lartë të importit të energjisë gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, duke theksuar se sipas përllogaritjeve të tij, gati 972 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike nga jashtë në periudhën 2020–2024.
Ai përmend një diskrepancë të madhe ndërmjet të dhënave zyrtare të institucioneve si ASK, Doganat dhe ZRRE, dhe për këtë arsye e vlerëson sqarimin e KOSTT-it.
“Rreth 1 Miliardë euro kosto e importit të energjisë. KOSTT e paska sqaru sot sa MW janë importu në Kosovë. Mirë ka bë, më në fund, se kemi diskrepancë të hatashme mes të dhënave zyrtare (ASK, Doganat, ZRRE). Kanë thënë në komunikatë “nuk është aq i lartë importi sa raportohet e mendohet”. E kontrollova këtë sa mundet me qenë vlera financiare dhe ekonomike. Kishim rreth 6,500 GWh të importuara 2020-2024. Kur e kemi parasyesh që kosto mesatare e importit ka qenë rreth €150 MW.. kjo nënkupton që gati €1 Miliardë euro kemi importuar energji gjatë mandatit të Kurtit (972 milinë euro)”, shkruan Muharremi.