Live

Muhaxheri: Kemi përvojë të hidhur prej ftesave me Kurtin

11:40 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, për T7 është deklaruar për letrën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ndaj kryetari të partisë së tij, Lumir Abdixhikut.

“Sapo e pashë edhe unë letrën, besoj që do të kthej përgjigje së shpejti. Deri tash nuk kemi pranuar asnjë kërkesë prej VV’së, te shohim momentet si po vijnë çfarë përgjigje do të ketë prej kryetarit dhe kryesisë. [Mendimin] do ta them në mbledhjen e kryesisë, për momentin nuk e kam të kristalizuar përgjigjen”, u shpreh Muhaxheri, transmeton Klankosova.tv.

Ai u pyet rreth asaj që Kurti tha se në elektoratin të VV preferohet më së shumti koalicioni me LDK.

“Këtë opinion nuk e kam tash, më herët ka qenë tash është duke u ndërru opinoni. Tash na mbetet edhe na me mendu këtë punë.”

“LDK është parti e madhe dhe është telashe që duhet me diskutu brenda kryesisë, nuk ka të bëjë me qëndrime individuale por me interesa që janë për të ardhmen e vendit, e ne nuk po e shohim që me VV mundet me u ecë përpara”, deklaroi ai.

Ai është shprehur skeptik nëse kjo ftesë do të çojë në zhbllokim të kuvendit.

“Te shohim çfarë mendimi del prej shumicës”, shtoi ai.

“Ne e kemi një përvojë kur në mënyrë të njëjtë i drejtohet profes së nderuar Isa Mustafa e mandej e dimë çka ka ndodh. Domthënë e kemi një përvojë të hidhur prej këtyre ftesave me zotin Kurti”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua