Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur për përfundimin e mandatit të kryeministrit Albin Kurti.
Ai është shprehur se koha e Kurtit ka përfunduar dhe se ai duhet të kërkojë një punë të re, pasi nuk do të rizgjedhet në postin e kryeministrit.
“Kurti duhet me lyp punë për veti dhe jo nga vjeshta por nga vera, sepse nuk do të rizgjidhet. Po mundohet me thonjë e me gjithecka me grithë për mos me shku, por koha e tij iku. Ai nuk mundet me bashkëpunu me askënd dhe nuk ka asnjë aleat që e përkrah,” tha Muhaxheri në Kanal10, duke theksuar se kryeministri është izoluar politikisht.
Gjithashtu, Muhaxheri foli edhe për përfundimin e shumë projekteve në komunën e Pejës, duke përmendur avancimet e arritura gjatë mandatit të tij.