Live

Mulliqi: Po të ishte e mundur Kosova do të ishte shteti i 52-të i ShBA-së (VIDEO)

23:54 / 20 Janar 2025

Nga Kosova Live

Donald Trump, sot zyrtarisht është betuar si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gino Mulliqi, një veprimtar i suksesshëm nga Kosova dhe përkrahës i republikanëve ka folur rreth ndikimit të Administratës Trump në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

Mulliqi për Klan Kosova deklaroi se është fat i mirë që i pari i Shtëpisë së Bardhë ka njerëz rreth vetës që e dinë çështjen e Kosovës.

Ai tregoi se një delegacion i senatorëve dhe kongresmenëve pritet ta vizitojë Kosovën gjatë këtij viti, për ta parë nga afër gjendjen.

“Ta shohin terrenit që shqiptarët janë miqtë më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta kuptojnë se po të ishte e mundur ne do të ishim edhe shteti i 52-të i Shteteve ë Bashkuara të Amerikës. Kështu që sa më shumë njerëz ta vizitojnë Kosovën nga kabinteti i presidentit Trump, aq ma mirë do të jetë edhe për neve”, tha ai për Klan Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...