Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë janë mbi 410 mijë vende pune aktive dhe se numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjec është dyfishuar.
Ai ka bërë me dije se dje janë ndarë 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë.
“Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese. Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë” shkruan Murati raporton kosovalive.net.