Live

Murati për letrën dërguar Abdidxhikut: Mos të bllokohet konstituimi për një fjalë të vetme

12:02 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i betuar i VV-së, Hekuran Murati ka thënë se kreu i kësaj partie, Albin Kurti i dërgoi letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pasi si parti janë të gatshëm për të gjetur zgjidhje.

Tutje, ai tha se ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

Çështja e ftesës për bashkëpunim ekziston në vazhdimësi, e kemi thënë që nga fillimi që jemi të hapur për diskutim, për bashkëpunim. Ne jemi të gatshëm, si fitues të zgjedhjeve, të gjejmë mënyra për zgjidhje. Por ajo që shpresojmë, është që të ketë gatishmëri nga subjektet politike për konstituimin të Kuvendit. Ftesa është mbi bazën e asaj që ka deklaruar LDK-ja – që kërkojmë një marrëveshje politike dhe që të ketë diskutim për të. Unë mendoj se ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit” ka thënë ai, pas dështimit të seancës së njëmbëdhjetë konstituive të Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua