Live

Murati pretendon se opozita po e pengon integrimin e Kosovës në SEPA

19:48 / 02 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka akuzuar opozitën se po e pengon anëtarësimin e Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), për shkak se ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Shërbimet e Pagesave.

Sipas Muratit opozitës “pos Kuvendit po bllokon edhe integrimin e Kosovës në këto mekanizma.

Aktiviteti bllokues i opozitës nuk ka filluar vetëm tash me bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Për shembull, opozita e ka bllokuar edhe integrimin e Kosovës në SEPA, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Shërbimet e Pagesave, ligj i cili është transpozim i direktivës së BE-së dhe njëkohësisht parakusht për integrim në SEPA”.

“SEPA është sistemi evropian i pagesave që mundëson transferta ndërkombëtare të parave me kosto minimale. Rreth 50 milionë euro tarifa në vit do të kursenin bizneset dhe diaspora jonë, nëse do të anëtarësoheshim në SEPA. A mos vallë edhe për këtë i ka fajet Albin Kurti” , ka thënë Murati.

Shpërndaje në

U Kopjua