Live

Murati thërret opozitën për votimin e kredisë 90 milionëshe nga Banka Botërore

19:50 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirrje për deputetët e opozitës që të marrin pjesë në votimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Botërore për një kredi prej 90 milionë eurosh.

Murati theksoi se veçantia e kësaj marrëveshjeje është kamata e cila është 0 për qind, falë angazhimeve të qeverisë dhe reformave të ndërmarra në kuadër të programit me Bankën Botërore.

“Kjo marrëveshje me këto kushte jashtëzakonisht të volitshme po pret ratifikimin në Kuvend që nga maji i këtij viti, dhe nesër do të jetë përsëri në rend dite në seancë, pika 6 më konkretisht”.

“Shpresoj që deputetët e opozitës do të marrin pjesë në votim, që marrëveshja të ratifikohet dhe vendi të përfitojë nga kjo mundësi,” tha Murati.

Ai gjithashtu theksoi se, për shkak të kamatës 0 për qind për 12 vitet e ardhshme, Kosova do të kursejë mbi 50 milionë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...