Live

Muriqi merr topin e het-trickut ndaj Islandës, ia nënshkruajnë të gjithë bashkëlojtarët e Kosovës

20:01 / 25 Mars 2025

Nga Kosova Live

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka marrë topin e hat-trickut nga fitorja kundër Islandës.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

“Siç e do tradita e futbollit, topi i hat-trickut nga fitoria kundër Islandës (3:1) tani është në duart e Vedat Muriqit! Topi është nënshkruar nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, të cilët së bashku e shkruan historinë e promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve. Dardan dhe krenar! “, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, që Kosova gjatë ditës së dielë e ka zhvilluar ndeshjen e dytë të play-offit ndaj Islandës. Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 3:1, ndërsa, me rëzultat të përgjithshëm 5-2.

Shpërndaje në

U Kopjua