Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka marrë fjalën në seancën e sotme konstituive, duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.
“Kërkoj në emër të PDK-së që ky Kuvend e kjo seancë të kthehet në rendin e ditës, të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Musliu.
Kurse, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga regjia e Kuvendit që t’i ndërpritet fjalë, deputetës Musliu.
“Ju lutem të mos keqpërdoret. Ju lutem regjia t’i ndërpritet mikrofoni”, tha Dehari, raporton Periskopi.
Deputetja e PDK-së, ka vazhduar fjalën duke pyetur se kush është më e rëndësishme Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës.
“A ma e rëndëishme Albulena Haxhiu a Republika e Kosovës…Po e ndalni fjalën e lirë…” tha ajo.