Live

Musliu për Qerkinin: Jetoi çdo ditë me shpresën që do të marrë ndonjë lajm për djalin e zhdukur

09:45 / 24 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga PDK ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetarit të shoqatës “Zëri i Prindërve”.

Ajo e ka cilësuar Qerkinin “njeri të urtë” e “aktivist të pandalshëm”.

“Ai jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, e me shpresën se një ditë do të marrë ndonjë lajm për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë”, shkroi Musliu në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua