Deputeti i betuar i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se ‘për Lëvizjen Vetëvendosje o Albulena Haxhiu kryekuvendare, o flaka do t’i dalë këtij vendi’.
“Për Vetëvendosjen o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë një qasje të tillë”, tha ai.
Tutje, Mustafa shton se si ish-opozitë i konsiderojnë më të rëndësishëm qytetarët, sesa Haxhiun.