Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa i ka reaguar Kurtit pas thumbimit të tij karshi kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.
Ai ka thënë Kurti është i papjekur dhe fëmijë ngucakeq, dhe se gjatë gjithë kohës është sjellur me këtë inat fëminor.
Reagimi:
Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë.
Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën.