Live

Ndalohet një zyrtar i Komunës së Mamushës, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

12:42 / 05 Mars 2024

Nga Kosova Live

Është ndaluar për 48 orë një zyrtar i Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren thuhet se ky person dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...