Live

Ndalohet sulmi me i madh i DDos

22:15 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Hulumtuesit e kompanisë për siguri kibernetike Imperva zbuluan se një shërbim i pazbuluar i transmetimit u godit me një sulmi masiv DDoS që e ndaloi atë për 13 ditë.Një shërbim i fshehtë i transmetimit u godit nga një sulmi masiv DDoS 13-ditor i mundësuar nga një botnet Mirai e përbërë nga 402,000 pajisje IoT.

Imperva konfirmoi se sistemet e saj ishin në gjendje të sprapsin sulmin. Sulmi ndodhi në mes të muajit Prillit dhe ne fillim te muajit Majit , dhe ky sulm DDoS u udhëhoq nga një koordinim 402,000 IP të ndryshme, zgjati 13 ditë dhe drejtoi 292,000 RPS (Kërkesat për sekondë).

Sulmuesit përdorën një User-Agent egzistues të përdorur gjerësisht nga aplikacioni i shërbimit të konsumatorëve,për të maskuar sulmin e tyre.Ekspertët vërejtën se shumica e IP-ve që përfshiheshin në sulmin kishin të njëjtat porte të hapura: 2000 dhe 7547.Këto porte zakonisht lidhen me infeksionet Mirai. Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se sulmi filloi kryesisht nga Brazili.

Kompania Imperva doli me një deklarate duke thëne: “Ju mund ta mbroni veten, biznesin tuaj dhe reputacionin tuaj duke përdorur funksionin e programe të Mbrojtjes së Mbikëqyrjes së Llogarisë suaj përmes produkteve tona. Qëndro i sigurt! ” -përfundon Imperva.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...