Live

Ndërprerje e madhe e rrymës në Spanjë dhe Portugali

13:52 / 28 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike duket se ka prekur një pjesë të Spanjës dhe Portugalisë.

Mediat lokale sipas BBC-së thonë se ka bllokime trafiku në qendër të kryeqytetit spanjoll, Madrid për shkak të mos funksionimit të semaforëve.

Lajmi u konfirmuar më pas nga operatori i rrjetit elektrik të Spanjës duke thënë se ka ndërprerje në të gjithë vendin.

Aktualisht po punohet për të rivendosur furnizimin me rrymë.

Shpërndaje në

U Kopjua