Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka publikuar pamje nga punimet e shkollës fillore në rrugën “Sali Çeku” në qytet.
Aliu ka shkruar se punimet janë pranë përfundimit.
”Çdo ditë më pranë përfundimit”, ka shkruar Aliu.
Shkolla fillore në rrugën “Sali Çeku” parashihet të ketë 26 klasa mësimore, 8 laboratorë, sallën sportive e mijëra metra hapësira pune për nxënësit e mësimdhënësit.