Ndihmësi i Donald Trump, Elon Musk, e ka sulmuar ‘të majtën radikale’ për ‘keqpërdorimin e sistemit ligjor për t’i futur në burg kundërshtarët e tyre’ ndërsa reagoi ndaj vendimit të gjykatës për lideren e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, shkruan The Guardian.
Miliarderi amerikan dhe ndihmësi i Trump sulmoi vendimin e gjykatës, duke thënë:
“Kur e majta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, ata e keqpërdorin sistemin ligjor për t’i futur në burg kundërshtarët e tyre. Ky është manuali i tyre standard në mbarë botën”.